Fino kundër Ramës për referendumin: Bie ndesh me statutin

Deputeti socialist Bashkim Fino ka deklaruar se propozimi i Ramës për zgjidhje të debatit per kreun e PS-së përmes referendumit bie ndesh me statutin.

“Statuti i ri që në vend të parë vë anëtarin e PS. Ka rregullat që eksperienca e viteve të fundit na ka lënë mundësinë t’i rrëgullojmë në statusin e ri. Të gjitha çështjet dhe problematikat e viteve të fundit, zgjidhen me statutin e ri.

Mendoj se edhe ata pak kundërshtarë që kanë bërë propozime për statutin duhet të jenë të kënaqur. Ne e miratojmë statusin e ri me metoda e laburistëve anglezë. Jam kundër Ramës për referendum, pasi bie ndesh me statutin e ri”, tha Fino.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *