Financimet ruse/ Ambasadori Karpushin: Të pabaza, hetimi në SHBA nuk faktoi asgjë…

Financimet ruse/ Ambasadori Karpushin: Të pabaza, hetimi në SHBA nuk faktoi asgjë…

Ambasadori rus në Tiranë, Aleksandër Karpushin, ka reaguar për herë të parë për akuzat ndaj Partisë Demokratike se është financuar nga biznesmenë rusë për të lobuar në SHBA.

Në një prononcim për News24, Karpushin, duke i quajtur akuzat e pabaza, tha se për këtë çështje është hetuar edhe në SHBA dhe nuk është faktuar asgjë.

“Akuzat për financimin rus janë të pabaza. Dhoma e përfaqësuesve në SHBA ka hetuar por nga hetimet SHBA nuk u faktua asgjë”, deklaroi Karpushin.