“Fëmijët e Bulqizës nuk ekzistojnë. Ata jane fajtorë për lajmin e keq që prodhuan!”

“Fëmijët e Bulqizës nuk ekzistojnë. Ata jane fajtorë për lajmin e keq që prodhuan!”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Bulqizë, ku 60 fëmijë të një shkolle u helmuan gjatë orës së mësimit. Berisha shkruan në rrjetet sociale se fëmijët e Bulqziës nuk janë gica, por vogëlushë të dashur për çdo prind, të ri e të moshuar, për çdo shqiptar. “Duke iu uruar vogëlushëve shërim të shpejtë dhe të plotë, dënoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimin cinik, çnjerëzor, amoral të Noriegës, i cili në një akt amoraliteti ekstrem nuk ka thënë një fjalë të vetme për fëmijët e Bulqizës në koprokalinë e sotme shumë orëshe të tij”, shkruan Berisha.

Komenti i ish-kryeministrit Sali Berisha

Për Noriegën fëmijët e Bulqizës thjesht nuk ekzistojnë. Madje ata jane fajtorë për lajmin e keq që prodhuan!

“Fëmijët e Bulqizës nuk janë gica por vogëlushe të dashur për çdo prind, fëmijë, të ri e të moshuar, për çdo shqiptar. Në këtë kontekst lajmi për helmimin e tyre ishte tronditës për mbarë shqiptarët. Për më tepër ata u helmuan kolektivisht në institucionin ku duhet të ishin më të sigurtë se kudo tjetër pas familjeve të tyre. Ata u helmuan në shkollën e tyre dhe në këtë kontekst kemi të bëjmë me një krim shtetëror pa dashje.

Them pa dashje se nuk ekziston asnjë e dhënë për veprim keqbërës kriminal të qëllimshëm.

Duke iu uruar vogëlushëve shërim të shpejtë dhe të plotë, dënoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimin cinik, çnjerëzor, amoral të Noriegës, i cili në një akt amoraliteti ekstrem nuk ka thënë një fjalë të vetme për fëmijët e Bulqizës në koprokalinë e sotme shumë orëshe të tij.

Ai, jo që nuk shkoi vetë apo nuk dërgoi atje ndonjërën nga ndrikullat e kabinetit për të parë në vend dramën dhe mbështetur viktimat, por përkundrazi, Edi Rama, si për t’iu thënë fëmijëve të Bulqizës paçi fatin tuaj se mua nuk më lidh gjë me ju, bëri sikur fëmijët e Bulqizës nuk ekzistonin dhe shkoi e bëri shoë në një shkollë me nxënës, natyrisht jo të helmuar.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë qëndrim cinik të Noriegës dhe i bëj thirrje prokurorisë të vendos përpara ligjit përgjegjësit e këtij akti të rëndë kriminal”, shkruan Berisha.

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone