Erjon Braçe shpërthen keq kundër qeverisë dhe Ramës: Pse nuk….

Erjon Braçe shpërthen keq kundër qeverisë dhe Ramës: Pse nuk….

Erjon Braçe, Kryetar i Komisionit parlamentar të Ekonomisë, ka reaguar përmes një komenti në rrjetet sociale, lidhur me shkurtimin në Kashar të aksit rrugor Thumanë-Rrogozhinë.

“A ka njeri nga qeveria ime të më thotë, përse aksi Thumanë-Rrogozhinë duhet të shkurtohet në Kashar?

Nëse ndodh kjo, atëherë për të shkuar deri në Rrogozhinë duhet të ndalesh në Kashar, të marrësh autostradën e shkatërruar në drejtim të Durresit, të hipësh në mbikalim për të kaluar në unazën që po shkatërrohet deri në Plepa, pastaj të marresh rrugën që po i del asfalti e tashmë të rrezikshme për shkak të stacioneve të furnizimit me karburat nga Plepat për në Rrogozhinë!

Vlen?

Për mua jo nëse nuk arrin në Rrogozhinë siç ka qenë idea dhe projekti fillestar prej vitit 2004”, shkruan Braçe.