Erion Braçe sulmon Blushin: S’ke bërë asnjë punë në jetën tënde

Deputeti socialist Erjon Braçe ka akuzuar Ben Blushin për populizëm dhe për faktin se sipas tij socialisti nuk ka bërë asnjë punë të vetme.

Në kundërpërgjigje të akuzave të Ben Blushit gjatë emisionit Zonë e Lirë, deputeti socialist Braçe ka postuar këtë shkrim në rrjetin e tij social, duke dhënë shembullin e punës që po bëhet në Divjakë, zonë ku Braçe është i zgjedhur si deputet.

“Kjo parti e ka zgjedhur te ardhmen e majte; ky qe po zbraz populizmin e rreme as qe e njeh kete realitet, s’ka bere kurre pune ne parti si ata. Zotni, a e kupton qe ti nuk tregon asgje nga keto? Ske pune zotni, ske pune!!“- shkruan Braçe.

Postimi i plotë:

“BLUSHIT DHE CDO GOJTARI SI AI!! Dite e gjate pune edhe sot, pa llafe e populizem; PUNE E GJATE, VEPRA KONKRETE, GATI PER PASHKE!! Nese ka nje qytet ku Rilindja Urbane ka kuptim, eshte Divjaka!

Uje, energji, shendetesi, mjedis, sheshe e bulevarde pedonale, mjedis natyral, prodhim, eksport, NE VETEM 2 VITE!!

Prej korrikut dhe; Rikthim i plote i rrjetit te vaditjes e kullimit, financuar plotesisht nga Banka Boterore!! Ne ane tjeter,
Perteritje e plote e Partise Socialiste ne bashkine e madhe te Divjakes. Kjo ne foto eshte asamblea e re; djem e vajza plot pasion e bindje, profesioniste te gjithe, ardhur prej bindjes, rritur prej pasionit e zgjedhur prej punes.

Kjo parti e ka zgjedhur te ardhmen e majte; ky qe po zbraz populizmin e rreme as qe e njeh kete realitet, s’ka bere kurre pune ne parti si ata.

Zotni, a e kupton qe ti nuk tregon asgje nga keto? Ske pune zotni, ske pune!!“

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *