Endri Fuga i Ramës bllokon publicitetin e librit të ri të Blushit

Edi Rama përmes këshilltarit të tij Endri Fugës mësohet se po bllokon qëllimisht publicitetin në media të librit më të ri që ka nxjerrë në treg rivali i tij për postin e kreut të PS-së, Ben Blushi.

Efektet që mund të shkaktojë në bazën socialiste libri i Blushit, tani kur Rama ka kërkuar referendum për zgjedhjet në parti, duket se e kanë trembur seriozisht kryesocialistin, i cili veç bllokimit në media mësohet të ketë urdhëruar dhe bllokimin e depërtimit të librit në Kongresin e PS, i cili pritet të zhvillohet ditën e nesërme.

Ndërkohë mësohet se ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka marrë detyrën që gjatë fjalës së tij në Kongres, të kontestojë 10 pikat e librit.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *