Emigrantët, Basha: Shqipëria ka nevojë për ndihmën e BE dhe NATO

Kryetari i Partisë Demokratike, i cili ndodhet në Vienë në takimin e organizuar nga Partia Popullore Europiane ka diskutuar me zyrtarë të lartë në lidhje me krizën e refugjatëve në Ballkan.

Në fjalën e tij Basha ka thënë se Shqipëria ka kapacitete të pakta për menaxhimin e refugjatëve si dhe se rreziku i trafikimit të emigrantëve përmes vendit, është një çështje që për tu shmangur, kërkon ndihmën e BE-së dhe NATO-s.

“Krimi mund të sjellë trafikimin e qenieve njerëzore. Kemi nevojë për NATO-n dhe BE për të përballuar situatën”, tha Basha.

Prej ditësh tashmë flitet për një kalim të mundshëm të emigrantëve të bllokuar në kufirin Maqedonas e Grek përmes Shqipërisë. Autoritetet shqiptare ndërkohë kanë marrë një sërë masash në lidhje me situatën dhe atë që mund të ndodhë. Kohët e fundit ka patur një bashkëpunim mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane në formën e një plani masash në rast të menaxhimit të emigrantëve, që do të mund të hynin në territorin shqiptar.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *