Ekspertë të FBI-së vijnë në vjeshtë në Tiranë, gjurmim të parave të pista

Ekspertë të FBI-së vijnë në vjeshtë në Tiranë, gjurmim të parave të pista

Shtatori pritet që të fillojë me zbatimin e reformës në drejtësi dhe, ndër organet e para që do të ngrihet, është Byroja Kombëtare e Hetimit. Ambasadori amerikan, Donald Lu, e bëri të qartë pak ditë më parë se Byroja Kombëtare e Hetimit do të jetë në dorë të Zyrës Federale të Hetimit (FBI), pasi ajo do të ketë agjentë të saj, si dhe do sjellë pajisje speciale për të gjurmuar paratë dhe përgjuar zyrtarët.

Në ligj, fokusi kryesor i punës së këtij organizmi është fshehja e parave dhe pastrimi i tyre. Duke qenë se FBI ka dy vjet që heton llogaritë jashtë shtetit, duket se ajo ka rënë në gjurmët e tyre dhe sapo të ngrihet Byroja pritet që të zbulohen milionat e fshehura në Zvicër, Qipro, Singapor, Maltë, etj. Dihet se këto janë shtetet ku zyrtarët shqiptarë kanë dërguar paratë dhe FBI ia ka dalë të zbërthejë kontot dhe të bjerë në gjurmët e tyre. Duke qenë se tani Byroja Kombëtare e Hetimit do të drejtohet nga FBI, atëherë do të jetë shumë më e lehtë të veprohet dhe të dalin para drejtësisë ata që kanë vënë para përmes korrupsionit dhe krimit.

Fokusi i Byrosë do të jenë zyrtarët e nivelit të lartë, përfshirë ministra, deputetë, drejtorë, gjyqtarë, prokurorë, etj, ku secili do të kalojë në sitë. Hetimi do bazohet në dy ligje: Ligjin antimafia, ku parashikohet sekuestrim i pasurisë, dhe në ligjin për deklarimin e pasurisë dhe konfliktit të interesave. Nga ana tjetër, Byroja e Hetimit do bashkëpunojë dhe me shumë agjenci të tjera homologe për të zbuluar paratë e korrupsionit. Vetëm në vitet e fundit, sipas organizatës botërore me qendër në SHBA, “Global Financianal Integrity”, Shqipëria ka nxjerrë jashtë vendit 1.3 miliardë dollarë në mënyrë të paligjshme. Por, shumat e pazbuluara mendohet të jenë qindra herë më të mëdha se shifra e publikuar nga “Global Financianal Integrity”.

Raporti u bë publik në vitin 2013 dhe në atë kohë deputeti socialist Taulant akuzoi ministrat e qeverisë “Berisha”. Sipas studimit, nga Shqipëria në vitin 2012 u transferuan drejt vendeve të treta 36 milionë dollarë, dhe në vitin 2011 vlerësohet që këto transferta kapën shifrën 255 milionë dollarë. Në shtatë nga 10 vitet e marra ne studim nga raporti, transfertat e paligjshme nga vendet e varfra tejkalonin vlerën ndihmës së huaj dhe investimeve të huaja direkte në këto vende. Sipas raportit nga viti 2004 deri në vitin 2013 të paktën 7.8 trilion dollarë u transferuan në mënyrë të paligjshme nga vendet ne zhvillim.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *