Edi Rama u paraqit mbrëmë i sëmurë, me çrregullime psikomotore dhe mani të thellë persekutimi

Nga Sali Berisha

Te dashur miq, ata qe paten durimi te ndjekin Edi Ramen mbreme ne “Opinion”, kane ndjekur nje debat qe per skenat, reagimet, pergjigjet nuk e kane pare kurre ndonjehere me pare.

Edi Rama, u paraqit aty i shkaterruar nga nervat. Ai, ne pyetjet e para shfaqi simptoma te renda te nje krize psikomotore tipike e te semureve psiqik, e cila u shfaq jo vetem me shperthime zemerimi por me e renda me levizje motorike te pakontrolluara te gjymtureve, veçanerisht te njeres kembe, qe nga kofsha e poshte, sikur e kishe futur ne elektroshok, tipike per semuret rende psiqik e te pamjekuar me ilaçet qe kane efektin e “ngrirjes” se ketyre levizjeve tek i semuri.

-Edi Rama ne “Opinion” deshmoi se ai vuan rende nga mania e persekutimit, pikerisht per kete arsye ai reagonte ndaj çdo pyetjeje te gazetarit, kryesisht me dy pergjigje standarte nga filimi deri ne fund te emisionit.

E para pergjigje dominuese qe ai dha me 36 here gjate emisionit ishte se “ti genjen”, se “kjo eshte genjeshter”, se “ti je genjeshtar” dhe perpiqej qe me kete ofendim ti shpetonte pergjegjesise se tij publike per t’u pergjigjur, duke harruar gjithashtu se intervistuesi me shume te drejte i kthente aty per aty restin me te njejten fyerje, por duhet te pranojme plotesisht te imponuar dhe te merituar.
Pergjigja e dyte tipike e nje te smuri psiqik dhe rende ishte ajo qe, per te mbrojtur veten nga pergjegjesia e tij qe nxirrte ne pah pyetja qe i bente Blendi Fevziu, Rama perseriste si automat se “nuk ti them” apo “nuk ke pune ti me PS”, ose “nuk ti them se nuk je ti anetar i PS”. Nje pergjigje e tille mund t’u jepej gazetareve apartiak veçse ne kohen e PPSH dhe kurre ne nje vend te lire.

Nje pergjigje te tille nuk e japin kurre njerezit qe njohin alfen e transparences, kete pergjigje e japin vetem te semuret psiqik qe nuk pranojne te kene asnje pergjegjesi per ate qe kane bere apo qe ju ka ndodhur atyre.
Per here te pare, me qarte se asnjehere, kam pare mbreme tmerrin e njeriut nga vetja e tij. Intervistuesi, per te qene sa me bindes dhe i mbrojtur para publikut per çeshtjet qe ngrinte, kishte bazuar intervisten ne dhjetera inserte qe paraqisnin po Edi Ramen ne momente dhe kohra te ndryshme. Me reagimet e tij te forta dhe te pakontrolluara psiqike dhe motorike (levizje, dridhje te gjymtyrve) Edi Rama deshmoi se eshte i pashprese. Ai faktoi se tani lepur ne bark nuk ka vetem Saliun por ka dhe vet ate, Edi Ramen, per te cilin ai nuk pranon te marre asnje pergjegjesi. Ai reagonte para inserteve, copza te jetes se tij politike, teresisht i safzuar, duke faktuar se ai tani tmerrohet me shume se nga çdo gje tjeter nga ballafaqimi me vet Edi Ramen. Kjo shpjegon dhe faktin se perse ai i iken zgjedhjes se kryetar njelloj si djalli nga temjani.
Ne “Opinion”, Rama, perveç ofendimeve qe leshonte si ordiner ndaj gazetarit si “genjeshtar, genjen, po thua genjeshter”, pothuaj per çdo pyetje apo “nuk te pergjigjem se nuk je anetar PS”, pergjigjet e tjera ishin alogjizma, lajthitje dhe injorance dhe padije e plote.

Keshtu mbreme, per çeshtjen me kryesore se pse nuk pranon te zbatoje statutin dhe te zgjidhet siç po zgjidhen te gjitha organet e partise, ai, pasi tha se nuk mund te humbej kohe me zdhedhjen e kryetarit per shkak te situates dramatike ne vend. Mirepo vazhdoi duke thene se edhe sot gjendja e vendit nuk e lejon kryetarin te merret me fushate per zgjedhjen e tij me “nje anetar, nje vote”. Dhe si njeriu qe nuk di kuptimin e asaj qe thote, deklaroi se ai ka vendosur qe socialistet te votojne “nje anetar nje vote” por jo per kryetarin, pasi voten ai nuk e duron dot, por ata do votojne ne referendum me pyetjen “a duhet te zgjidhet kryetari” i pazgjedhshem i tyre. Per cdo socialist, nga anetari i thjesht e deri te kryetari, koha qe merr referendumi per statutin apo zgjedhja e kryetarit me “nje anetar nje vote” eshte e njejte dhe po keshtu sa fushata.
Por i vetmi dallim eshte se kryetari i tyre eshte frymor dhe ka tmerr nga vota kurse statuti eshte leter dhe nuk di çfare eshte frika.

Ne pergjigje te pyetjeve te tjera, Rama u deshmua skllav i simoter Nushitavokat mjeran i vjedhjeve qe ai bene se bashku me te te qindra milion euro te te semurve te vendi.Ai nga padia ngatronte si perçarte shifrat e punesimit, papunesise, pretendonte se eshte rritur kerkesa nderkohe qe te gjitha te dhenat faktojne te kunderten, por duket se rritjen e kerkeses per qytetaret ai tani e mat me kg ne peshe qe ka fituar.
Rama mashtronte ne menyre banale e te trashe me shifra te trilluara, gje qe detyroi gazetarin ti rikujtoje se ai eshte elif matrak ne matematik dhe se njohurite e tij ne kete fushe nuk jane as ne nivelin e nxenesit te klases se katert.

Si perfundim, mund te themi me pergjegjesi te plote se ai qe ishte mbreme mbi dy ore ne “Opinion”, pra Edi Rama, kishte shkuar ne ate studio jo sikur ishte nisur nga zyra e kreut te ekzekutivit por nga dhomat e spitalit psiqiatrik, natyrisht jo me pizhamat e te semurit por me kostum 25 mije euro, nje “Brioni” soto misura!

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *