Edi Rama po sjell përforcime nga jasht për të mbytur opozitën

Edi Rama po sjell përforcime nga jasht për të mbytur opozitën

Miku i mirë në ditë të vështirë! Mbase Tom Doshi ka patur të drejtë kur tha se “do t’i tronditen themelet pushtetit”. Ndoshta për shkak të kësaj tronditje Rama nuk po le të njohur e të panjohur pa e thirrur në ndihmë. Rradhën mbrëmë e kishte Miroslav Lajçak, zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm i Sllovakisë.

Në një intervistë ky zotëri ka guxuar mbrëmë të japë këtë recetë për një vend sovran e demokratik: “…unë dua të inkurajoj opozitën të kuptojë se fushëbeteja është parlamenti, jo rrugët dhe sheshet. Kështu funksionojnë demokracitë europiane. Unë vërtetë dua të shoh një sistem politik në Shqipëri të funksionojë në mënyrën që jemi mësuar të shohim në vendet europiane, në parlament dhe jo jashtë tij.” Thjesht për ilustrim dhe për ironi: Shiheni këtë foto

794173

 

Themi “ironi” pasi është shkrepur fiks 3 vjet më parë,  mars 2012. Është një protestë në vendin e zotit Lajçak, organizuar dhe drejtuar nga partia në të cilën bën pjesë ai, dhe ka patur si objektiv kjo protestë luftën kundër korrupsionit. Nëse në atë kohë do të kish shkuar në Sllovaki zoti Edmond Haxhinasto , që ishte ministër i Jashtëm, do të shkonte në Bratislavë e të deklaronte se opozita nuk duhej të protestonte në rrugë por në Parlament, normalisht do të qe bërë gurgule e madhe. Por në Shqipëri jemi mësuar me këtë sjellje të të huajve. Megjithatë, kush është ky miku që Rama na e nxorri në “intervistë ekskluzive” mbrëmë për t’u thënë shqiptarëve të mos dalin në protestë?

Miroslav Lajçak ka lindur në 20 mars 1963. Që në moshë të re ka qenë anëtar i Partisë Komuniste në vendin e tij. 25 vjeç fillon punë në Ministrinë e Jashtme dhe dërgohet menjëherë në Moskë, në ambasadë. Po aty ky “miku” i Ramës ka mbaruar Institutin Shtetëror të Marrëdhënieve ndërkombëtare në Moskë ku dhomën e ka ndarë me komisionerin e BE Stefan Fyle

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *