Duma në Permet, qytetarët: S’kemi as punë dhe as lekë për bukë

Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma vijon turin e saj duke takuar qytetaret e vendit mbi mbi situatën ekonomike dhe sociale të tyre. Në një takim në Permet, Duma u taku me pronarët e bizneseve të vogla dhe qytetarët qytetarë të ndryshëm të cilët shprehën dhimbjen e madhe për varfërinë e skajshme që ka mbërthyer zonën e tyre.

Duma tha se opozita dhe Partia Demokratike do bëjë më shumë të fitojë besimin e njerëzve si e vetmja alternativë për të rikthyer shpresën për punë dhe një jetë dinjitoze për shqiptarët.

“Këtu në Përmet Partia Demokratike ka mundur të fitojë besimin e qytetarëve dhe duhet ta justifikojë atë deri në fund. Por lufta me varfërinë është shumë më e madhe se sa kaq. Dhe sot jemi me të drejtë në situatë ku të thonë se çfarë mund të bëjë opozita. Opozita nuk është në pushtet por opozita do të mbrojë qytetarët me të gjitha mjetet e veta, nga fatura e energjisë, nga kempet që u hiqen qytetarëve, nga pensionet që shkojnë sot në Gjirokastër apo në Tiranë se këtu nuk marrin shërbim pasi zyrat e punës i largojnë si armiq.

Në fakt varfëria i ka bërë shqiptarët armiq sepse nuk po japin dot përgjigjen kur ai të thotë se marr borxh kur kam krah pune, që thotë që dikur mbaheshim me një punë private por tani në duhet një punë në shtet që të mbajmë biznesin privat se shkojmë në minus.
Kjo është situata. S’kemi për të bërë ndonjëherë opozitë vetëm për opozitë por në fat duhet bërë shumë më tepër që njerëzit të ndjejnë që zëri i tyre po ushtron presionin e duhur, ashtu siç duhet të ndodhë në një vend normal demokratik”, tha Duma.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *