Dule përgenjështron Ballën: PBDNJ e vetme në zgjedhje

Dule përgenjështron Ballën: PBDNJ e vetme në zgjedhje

Vangjel Dule ka hedhur poshtë deklaratat e deputetit Taulant Balla i cili tha se PBDNJ do të jetë në koalicion me PS.
Vetëm pak minuta pas kësaj deklarate, kreu i PBDNJ ka bërë me dije se partia që ai drejton do të dalë e vetme në zgjedhje të 21 qershorit.

“Do të dalim të vetëm në zgjedhjet e 21 qershorit”­ njofton PBDNJ.

Më herët pas takimit me kreun e PDS­së Balla deklaroi se me PBDNJ Partia Socialiste kishte gjetur baza të shëndosha për bashkëpunim në nivel lokal. “Kontaktet vazhdojnë. PBDNJ është një parti themeluese e Aleancës për Shqipërinë Evropiane në zgjedhjet e fundit.

Zgjedhjet vendore kanë sensibilitete të ndryshme nga zgjedhjet e përbashkëta vendore. Edhe me PBDNJ kemi gjetur baza të shëndosha për bashkëpunim në nivel lokal.”­ u shpreh Balla.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *