Dule kthehet në opozitë: Rama futi kriminelët, Braçe je një kone

Vangjel Dule ka shpërthyer sot në seancën plenare si rrallë herë duke akuzuar kryeministrin Rama si përgjegjës për kriminelët në Kuvend.

Pasi opozita braktisi Kuvendin, Dule hodhi akuza të rënda ndaj Ramës duke thënë se ai ka harruar dhe ka braktisur kauzat e shoqërisë shqiptare. Ndërkohë që Dule fliste, Braçe ndërhyri disa herë nga vendi, deri sa Dule e quajti një kone.

“Në klasën politike është një fakt i njohur botërisht se ka element të kriminalizuar dhe ju si personi që e keni futur me firmën tuaj mbani përgjegjësinë kryesore. Askush nuk mund tu mbulojë në këtë përgjegjësi. Kemi edhe një problem shumë të madh.

Jeni në një hall shumë të madh. Keni humbur dhe keni konsumuar në dëm të PS-së kauzën që ua besoi ju dhe kishte atëherë opozita superioritetin moral. Për dy vjet e humbët këtë. Zoti Braçe mos u bëni kone”, tha Dule.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *