Djegia e mandateve, Paloka: Ideja është e gjithë grupit

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka shprehet se, opsioni i djegies nuk është një rrugë proteste e propozuar vetëm nga ish­ Kryeministri Berisha dhe ish-­Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Paloka thekson se kjo ide është diskutuar gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD­-së.

“Djegia e mandateve nuk është ide vetëm e Sali Berishës dhe Jozefina Topallit, por një nga opsionet e shumta që është diskutuar në mbledhjet e grupit parlamentar demokrat”, shprehet Paloka.

Deputetët e opozitës bojkotuan seancën e fundit parlamentare duke mbajtur qëndrimin se nuk po reflektohen kërkesat e PD-­së që kanë të bëjnë me mbarimin e mandatit për tre deputetët të mazhorancës, të cilët akuzohen se kanë shkelur Kushtetutën.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *