“Dëshmtari X” përfundon dëshminë në Prokurori, çfarë deklaroi Albert Veliu

“Dëshmtari X” përfundon dëshminë në Prokurori, çfarë deklaroi Albert Veliu

Albert Veliu i njohur si“dëshmitari X” në audiopërgjimin e publikuar Partia Demokratike ka përfunduar dëshminë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Dëshmia e tij ka zgjatur 5 orë e 30 minuta, dhe konfirmohet se ai i ka qëndruar të njëjtave deklarata që ka dhënë në publik dhe që shfaqet në audiopërgjim, por ka mohur se e ka kryer ai audioregjistrimin.

Albert Veliu është shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës Artan Murrizi, shkruan faxweb.

Në audiopërgjim ai akuzon Agron Xhafajn si personin që do të kryente trafik droge në Itali.