Deputetja e PS-së pyetet për Habilajt: Ti moj vajzë nuk je…

Deputetja e PS-së pyetet për Habilajt: Ti moj vajzë nuk je…

Hetimet e nisura nga prokuroria e Krimeve të Rënda mb dosjen Habilaj dhe lidhjet e zyrtarëve të shtetit me trafikun e drogës ka krijuar jo pak mervozizëm në rradhët e mazhorancës.

E ndërsa është paralajmëruar se një nga personat që do të thirret për të dëshmuar është edhe ish-zv.ministrja e Brendshme, deputetja e PS-së, Elona Gjebrea. Vecc debatit që ka pasur në Komision me deputetin demokrat Flamur Noka, Gjebrea është pyetur nga gazetarët nëse ka udhëtuar me makinën e Habilajve apo jo.

“Ti moj vajzë nuk je prokurore”, ishte përgjigjia e Gjebreas, duke iu shmangur kështu një përgjigjeje të saktë. Pikërisht kjo është edhe arsyeja pse Gjebrea do të thirret për të dëshmuar, pasi sipas Prokurorisë ajo ka udhëtuar bashkë me ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Sajmir Tahiri, me makinën e Habilajve.

Debati Gjebrea-Noka

Flamur Noka: – Ky është buxheti i Habilajve, i krimit. Kanë dalë emra konkret. Apo jo, zonja ish-zv.ministre e Brendshme?!

Elona Gjebrea: Çfarë do të thuash me këtë ti?! Nuk më intimidon dot mua me këto….

Ermonela Felaj: Nuk keni të drejtë të provokoni asnjë, ne jemi deputetë, jemi të zgjedhur, jemi të barabartë…

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone