Demokratët europianë mbështesin protestat për parkun te Liqeni. Dënojnë dhunën

Të rinjtë demokratë të Europës kanë reaguar të shqetësuar për dhunën e qeverisë ndaj prostestuesve në Shqipëri.

Në një letër që i ka dërguar kryetarit të FRPD, Belind Këlliçi, kreu i DEMYC, i kërkon autoriteteve t’i japin fund arrestimeve të paligjshme dhe dhunës ndaj protestuesve.

Kryetarii i DEMYC, Javier Hurtado Mira, i kujton qeverisë se dhuna ndaj lirisë së shprehjes dhe protestës, nuk mund të ushtrohet në një vend kandidat për në BE.

“Komuniteti i të Rinjve Demokratë të Europës është duke ndjekur me interes të veçantë ngjarjet e fundit në Shqiperi ku anëtaret e një prej organizatave tona, Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD) dhe protestues të shoqerisë civile janë arrestuar dhe dhunuar sistemakisht.

Disa protesta paqësore janë organizuar gjatë javëve të fundit në përpjekje për të mbrojtur parkun e fundit dhe të vetem publik në Tiranë. Policia ka përdorur forcë kundër protestuesve të cilët po ushtronin të drejten e tyre themelore njerëzore.

Protestuesit janë dhunuar fizikisht, po ashtu psikologjiksht, siç tregohet në foto dhe video të regjistruara nga qytetarët.

DEMYC u bën thirrje autoriteteve shqiptare t’i japin fund arrrestimeve të paligjshme dhe dhunës ndaj protestuesve paqësore. Askush nuk duhet të jete subjekt i ndalimit të lirisë së fjalës dhe protestës.

Këto nuk janë vlera që një vend kandidat në BE duhet të promovojë”, kështu shkruan në letrën e tij Javier Hurtado Mira, Kryetar i DEMYC.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *