Dekriminalizmi/ PD: Qeveria do të shpëtojë kriminelët e saj, drafti i opozitës është zgjidhja

Partia Demokratike ka apeluar edhe njëherë qeverinë që të tërhiqet dhe të pranojë draftin e opozitës në lidhje me dekriminalizimin.

Në një prononcim për mediat, demokrati Oerd Bylykbashi u shpreh qëllimi i PS është vetëm një që kriminelët që janë sot në politikë apo administratë të shpëtojnë e në të ardhmen të kenë mundësi të shpëtojnë.

“Ne nuk pranojmë që kriminelët të livadhisin në politikë apo administratë, e vetmja mundësi është të pranohet formulari i PD që është në përputhje me rekomandimet e ekspertëve dhe zbaton në gërmë e frymë ligjin, të shoshisë cdo të dhënë me karakter penal që kanë zyrtarët e lartë e kush gjendet në kushtet e ndalimit të ligjit të largohet, formulari është instrumenti që mbledh të dhënat, jo ai që bën zbatimin e ligjit si kërkon ta qasë maxhoranca”- tha ai.
Bylykbashi theksoi se opozita tashmë pret që shumica të tërhiqet. “Ne presin nëse shumica do tërhiqet, dje ajo që ndodhi në Kuvend ishte e turpshme që mes një instrumenti të përdorur nga stafi i kuvendit u tentua të quhej ligji antikushtetues. Ne duam zbatim të plotë të ligjit të dekriminalizimit, Me atë që u bë dje nuk do të kemi zgjidhje”- tha ai.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *