Dekriminalizimi, zyrtarët dy muaj afat për vetëdeklarimin

Pas shumë debatesh dhe betejash, politika e vendit ka gjetur gjuhën e përbashkët për miratimin e dekriminalizimit. Miratimi në Kuvend me votat e mazhorancës dhe opozitës, i çel rrugën procesit për verifikimin e integritetit të zyrtarëve shqiptarë.

Të gjithë ata që paguhen nga taksat e qytetarëve, duke nisur nga Presidenti i Republikës, kreu i Kuvendit, kryeministri, ministra, deputetë dhe deri tek specialistët më të thjeshtë të institucioneve shtetërore, do të duhet të tregojnë nëse në të kaluarën e tyre kane pasur probleme me drejtësinë.

Detyrim është plotësimi i formularit të vetëdeklarimit.

Afatet dhe procesi i vetedeklarimit dhe verifikimit janë të detajuara. Brenda dy muajve nga hyrja në fuqi e vendimit, funksionarët janë të detyruar të depozitojnë Formularin e Vetëdeklarimit pranë organit përgjegjës.

Në rast se refuzohet dorëzimi i vetëdeklarimin të plotësuar sipas përcaktimeve ligjore, ai konsiderohet se nuk e ka dorëzuar formularin e vetëdeklarimit.

Një gjë e tillë, konsiderohet si refuzim për të deklaruar dhe personi trajtohet sikur të ketë rezultuar me shkelje, çka përbën kusht për ndalimin e zgjedhjes apo emërimit të tij në funksionin publik.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *