Dekriminalizimi, Vasili: S’ka kthim mbrapa për zbatimin e ligjit

Kreu i grupit të deputetëve të LSI-se, Petrit Vasili, tha se nuk ka kthim mbrapa lidhur me zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, pasi është një ligj i miratuar me konsensus mes tre forcave politike në Parlament.

Vasili shprehet optimist që palët do të arrijnë në një zgjidhje, lidhur me miratimin e akteve të tjera nënligjore, për dekriminalizimin.

“Bindja e LSI është që nuk ka kthim mbrapa lidhur me zbatimin e ligjit për dekriminalizimim, pasi ai është miratuar me konsensus në Parlament.

Nuk besoj se është i pamundur dhe është shumë herë më i lehtë se sa ai që na shoqëroi për një vit rresht për arritjen e miratimit të këtij ligji. Acarimi do të zbutet sepse duhet ta mbyllim këtë cëshjte dhe të përqendrohem në çështje më madhore të vendit, siç është zhvillimi ekonomik.

LSI nuk negocion, është pjesë e një provës konsensuale dhe besoj që ajo frymë që na udhëhoqi të tre forcat politike, për arritje e këtij ligji, është e kuptueshme që ka edhe tensione politike. Nuk do të pengohet arritja e miratimit edhe të akteve nënligjore”, tha Vasili.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *