Dekriminalizimi, Paloka: Kuvendi të bllokohet deri në marrëveshje

Ashtu siç paralajmëroi edh një ditë më parë, demokratët kanë kërkuar bllokimin e punimeve të Kuvendit deri në një marrëveshje politike për dekriminalizimin.

Kreu i grupit të PD-së, Edi Paloka ka kërkuar që Kuvendi të mos vazhdojë punimet deri sa të arrihet marrëveshja.

“Ne duam që kuvendi të presë, mos të vazhdojë punimet deri sa të arrihet marrëveshja. Marrëdhënia jonë me këtë sallë lidhet me cështjen më kryesore, e kërkova me mirëkuptim edhe nga pala tjetër që kemi disa pika që mund të arrihet mirëkuptimi, le të presim, nuk na gjen gjë, ne e kërkuam të futej në rend dite”- tha Paloka.
Ndërkohë që kreu i grupit të PS-së, Gramoz Ruçi ka kërkuar në emër të grupit që Kuvendi të vijojë me cështje të tjera, ndërkohë që palët të vijojnë negociatat për mbërritjen e marrëveshjes.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *