Dekriminalizimi/ Meta takon Llallën, krijohet struktura e posaçme e vetëdeklarimit
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka zhvilluar në mesditë një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Zyrtarisht, kuvendi njofton se biseda ka pasur në fokus procesin e dekriminalizimit.
Lajmin e bën të ditur zyra e shtypit pranë Kuvendit, e cila saktëson se, në kuadër të të njëjtave direktiva ky institucion ka hartuar dhe publikuar në faqen zyrtare të tij regjistrin për vetëdeklarimin, që përfshin mes të tjerësh edhe titullarët e funksionarët e organeve kushtetuese.
Për këtë qëllim, kryetari i Kuvendit, Meta priti këtë të hënë në një takim kryeprokurorin Adriatik Llalla, me të cilin bisedoi mbi vijimin e procesit të zbatimit të këtij ligji dhe konkretisht për përgjegjësinë që ka Prokuroria e Përgjithshme për administrimin e vetëdeklarimeve.