Deklarata e Topallit/ Zyrtari i PD: Nuk mund të thuash se nuk ka opozitë në Shqipëri

Deklarata e Topallit/ Zyrtari i PD: Nuk mund të thuash se nuk ka opozitë në Shqipëri

Kreu i departamentit për poetikën e jashtme në PD, Kreshnik Çollaku, i ka cilësuar të gabuara deklaratën e bërë sot nga ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli se në Shqipëri nuk ka opozitë.

I ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, Çollaku tha se ka vend për korrigjime dhe shumë rregullime, por në asnjë moment nuk mund të thuash se në Shqipëri nuk ka opozitë.

‘PD ka gabuar është dëmtuar, patjetër që ka gjëra për tu korrigjuar, por është e pavend që të thuash se sot nuk ka opozitë. Është realisht jo e vërtetë. Opozita duhet forcuar, por të thuash që nuk ka opozitë është jokorrekte’, tha Çollaku.