Deklarata e Majkos për zgjedhje, shashkë e tij apo shantazh i Ramës kundër BKH?!

Nga Sali Berisha

Te dashur miq, pas nje heshtje shume te gjate, ish kryeministri Pandeli Majko eshte zgjuar, dhe ne nje seri deklaratash, keto kohe fataliteti per Ramen, ka dale perkrah Rames duke lene shijen e nje keqperdorimi te “naivitetit” te tij nga intriganti bizantin Rama, veçanerisht si kunderpeshe ndaj Blushit. Ne korridoret e parlamentit, aty ku zien me shume se kudo tjeter thashethemi politik, ish bashkepuntore te ngushte te Majkos u thone nen ze deputeteve se Rama i ka premtuar Majkos postin e presidentit, nderkohe qe i njejti person iu ka thene dy jave me pare dy deputeteve te PD, se paqja Rama – Meta ka ne baze ujdine midis tyre per Meten president. Gjer ketu nuk ka asgje per t’u çuditur. Rama, nga mengjesi gjer ne darke dhe nga te kater anet e tij, shperndan vetem genjeshtra.

Por nje burim ngjitur me Edi Ramen konfirmon sot se, pas rekomandimeve te Komisionit te Venecias per BKH, ai ben gjithçka per sabotimin e saj. Rama dyshon se rekomandimet e Komisionit te Venecias per BKH jane te porositura nga te huaj, qe ai beson se e duan Ramen te kalbet se paku me 45 vjet burg per mega aferat e tij korruptive te ÇEZ-it, Surrelit, pallatit ne paje, 320 milione eurove te vjedhura ne tatime dhe dogana, mbi 360 milion eurove te vjedhura me Beqen, Ahmetin, ne koncesione e tendera. Kaq i terbuar dhe tmerruar eshte Rama per ngritjen e BKH sipas Venecias, saqe ai kete kundershtim ja ka shprehur jo vetem partnereve dhe koalicionit, duke u thene se “ministri Manjani nuk votoi draftin e qeverise ndaj dhe mos prisni qe ne te votojme propozimet tuaja per BKH”. Por ai, kundershtimin e tij te prere per kete institucion jashte kontrollit te tij, jua ka shprehur qarte dhe pa doreza edhe nderkombetareve, qe ai dyshon se po komplotojne kundra tij.

Madje tre jave me pare, tek pinte kafe me partnerin e tij armik ne parlament dhe tre deputete te tjere te koalicionit, pyetjes se nje deputetit te PDIU per BKH, Rama shpertheu duke share me te pare dhe me te mbrapme ate qe ai mendon se qendron prapa tij, duke bere qe te mos u besojne vesheve dy zonjave deputete qe pinin kafe ne nje tavoline afer.

Keshtu, Rama po perdor Majkon si zedhenes jo vetem per kunderbalance te Blushit dhe si presion ndaj Metes per te votuar ne unison me PS, por edhe per te shkuar vertet ne zgjedhje, me çmimin e daljes qofte ne opozite, per te bllokuar BKH sipas Venecias pasi mendon se eshte me i sigurt ne opozite sesa ne pushtet me nje BKH jasht kontrollit te tij!

Edhe njehere i bej thirrje opozites qe te kushtezoje cdo komunikim me mazhorancen, me votimin me urgjence brenda dy javeve te BKH sipas rekomandimeve te Komisionit te Venecias! sb

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *