Debate në Kuvend, opozita braktis seancën

Pasi maxhoranca pranoi të fusë dy amendamentet e PD-së në kalendarin 3-javor të punimeve të Kuvendit, opozita u tërhoq nga vendimi i saj për të bllokuar seancën.

Kreu i grupit të PD-së, Edi Paloka tha se opozita nuk do të bllokojë punimet e Kuvendit, por nuk do të qëndrojë në seancë, deri sa maxhoranca t’i rikthejë legjitimitetin parlamentit.

Pas Palokës fjalën e mori kreu i grupit të PS-së Gramoz Ruçi, i cili tha se opozita gris marrëveshjet dhe nuk ka shkaqe, por sipas tij, kërkon vetëm sebepe.

Pas Ruçit, në foltoren e Kuvendit u ngjit ish-kryeministri Berisha dhe në perfundim të fjalës së tij, deputetet e opozites u larguan nga seanca.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *