Darkë pune me deputetët, Rama mbledh të tijët një ditë para Kongresit

Kreu socialist do të zhvillojë sot në mbrëmje një darkë pune me deputetët e partisë së tij. Lajmi konfirmohet nga këta të fundit, të cilët do të darkojnë me Ramën mbrëmjen e sotme.

Prezent në takim mendohet se do të jenë edhe disa përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë.

Darka bëhet e ditur se do të zhvillohet në orën 18:00, ndërsa ajo vjen një ditë para kongresit të Partisë Socialiste. Megjithatë, tema e diskutimit në mbrëmje mendohet të jetë kryesisht reforma e shumëdebatuar në Drejtësi.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *