Dade dhe Hafizi reagojnë pas incidentit kundër Blushit: Të hetohet, jemi të shqetësuar

Incidentet në Elbasan ku deputeti Ben Blushi u sulmua nga njerëzit e Qazim Sejdinit, ka bërë që deputetet Arta Dade dhe Mimoza Hafizi të kërkojnë Grupit Parlamentar të kësaj partie që ngjarja duhet të analizohet.

“Të nderuar kolegë , të shqetësuara nga incidenti i dhunshëm ndaj kolegut Ben Blushi në takimin e Partisë Socialiste në Elbasan, ngjarje që s’ka asnjë lidhje me vlerat demokratike të PS, kërkojmë të ndalemi për ta trajtuar këtë çështje në mbledhjen e grupit të ditës së hënë, datë 7 Mars”, thuhet në letrën e dy deputeteve për grupin.

Dy deputetet kanë deklaruar se janë në mbështetje të Blushit për zgjedhjet e reja për kryetarin e PS.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *