Çfarë bisedojnë 2 herë në javë Rama dhe Meta?!

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta janë takuar sërish si çdo të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit. Takimi mes dy bashkëdrejtuesve të mazhorancës bëhet çdo të mërkurë, një ditë para seancës plenare për të bashkërenduar qëndrimet në votimin e ligjeve në Parlament mes PS dhe LSI.

Ka raste që dy bashkëdrejtuesit e koalicionit takohen edhe dy herë në javë.

Por prej muajsh këto takime mbeten mister për popullin. Zyrat e shtypit si të Kuvendit ashtu edhe të kryeministrisë nuk japin asnjë informacion në lidhje me këto takime që kryhen në zyra institucionesh.
Gjithçka i lihet hamendësimeve.

Kështu mendohet se dy krerët e koalicionit kanë biseduar për reformën në drejtësi, e cila pritet të miratohet në fund të marsit siç kanë deklaruar drejtuesit e mazhorancës.

Po kështu, ka patur debate në distancë për këtë çështje.

Ka qenë deputeti Pandeli Majko që ka hedhur idenë e zgjedhjeve të parakohshme nëse nuk arrihet një zgjidhje dhe dakordësi mes PS dhe LSI për reformën në drejtësi.

Kurse, Meta është shprehur se në ato pika ku nuk ka dakordësi, partitë politike t’i drejtohen OPDAT dhe EURALIUS. Kurse deputeti ‘rebel’ Ben Blushi ka dalë kundër kolegut të tij Pandeli Majko për idenë e zgjedhjeve të parakohshme, pasi sipas tij, kjo gjë do ta çonte PS-në në opozitë.

Pra, në takimin e sotëm mes Ramës dhe Metës çështja e reformës në drejtësi mendohet të jetë në qendër të diskutimeve.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *