Cekja i Beratit merr pjesë në protestën e PD-së

Lulzim Basha ka qënë dje në Berat, ndersa ka takuar banorët të cilët kanë shprehur shqetësimin mbi situatën ekonomike. Ajo që vihet re lehtësisht është edhe prania e aktorit të mirënjohur si Cekja i Beratit dhe këtë foto e ka postuar vetë Basha në profilin e tij në Facebook.

Ndër të tjera, ja se çfarë ka shkruar Basha:”Në Berat situata sa vjen dhe përkeqësohet. Papunësia rritet, taksat po ashtu, pamundësia e qytetarëve për të përmbushur nevojat bazë shtohet, xhiroja e bizneseve bie.

Kjo është situata që më parashtruan sot qytetarët dhe tregtarët në Berat. Me çfarë bilanci vjen para beratasve, para shqiptarëve Edi Rama?

Me papunësi, me varfëri në rritje, me çmime më të larta, me taksa më të larta, me arbitraritet, me arrogancë, me fjalën burg që nuk i ndahet në asnjë fjalim, me vjedhje të mëdha, me skandale akoma më të mëdha, me asnjë reformë të vërtetë, por me masa represive për të goditur qytetarët, për të goditur tregun, për të goditur biznesin, për të goditur liritë, për të goditur studentët, për të goditur burrat e për të goditur gratë”.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *