Bushati i kërkon Presidentit grek heqjen e ligjit të luftës

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati e nisi vizitën e tij zyrtare në Greqi me një takim me Presidentin grek, Prokopis Pavllopullos.

Duke u ndalur tek çështja e varrezave të ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së dytë Botërore, Presidenti grek kërkoi rifillimin nga puna sa më shpejtë të komisionit dypalësh për këtë çështje.

Ministri Bushati theksoi se çështja e ushtarëve grek është e lidhur pandashmërisht me kapitullin e luftës së dytë botërore.

“Ju me të drejtë iu referuat të rënëve në Luftën e dytë Botërore dhe jam shpresë plot që me homologun Kotsias do të avancojmë në abrogimin e ligjit të luftës midis dy vendeve për të na dhënë mundësinë të mbyllim kështu, çështjet kapitullit historik të Luftës së Dytë Botërore”, ka deklaruar ministri Ditmir Bushati, duke shtuar se Shqipëria dëshiron të bëjë hapa përpara në disa çështje të karakterit historik,që në disa dekada nuk janë adresuar.

Lidhur me krizën e refugjatëve, ministri i Jashtëm theksoi se ksenofobia dhe vetmia janë vlera të huaja për shqiptarët dhe se për këtë krizë duhet një bashkëpunim më i gjerë dhe jo një zgjidhje e njëanshme.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *