Blushi: Zgjedhjet e parakohshme e çojnë PS-në në opozitë
Ben Blushi ka folur rreth mundësisë për zgjedhje të parakohshme në vend, nëse nuk arrihet konsensusi për reformën në drejtësi.
Deklarata e deputetit socialist është bërë menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Në një deklaratë për mediat, Blushi deklaroi: “Për çfarë do të shërbenin zgjedhjet e parakohshme?!”
Blushi e konsideroi mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme “një lojë me peta brenda koalicionit”, ndërsa theksoi se nëse shkohet drejt kësaj rruge, nënkuptohet prishja e koalicionit.
“Propozuan zgjedhje të parakohshme, sepse ata sot atë përfundim mund të kishin. Nëse shkojmë në zgjedhje të parakohshme pa koalicionin që kemi. Nëse zgjedhjet e parakohshme janë për të prishur koalicionin?! Kush do të çojë PS-në në opozitë, kërkon zgjedhje. Unë se marr seriozisht. Nëse shkojmë në zgjedhje të parakohshme, çfarë garancie ka që parlamenti i ka votat për reformën? Nuk po jetojmë në ditët më të lumtura për ekonominë. Zgjedhjet e parakohshme trembin ekonominë dhe investitorët”, tha Blushi.