Blushi shkon i paftuar në takimin e Ramës me socialistët në Elbasan. Priten debate

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar zhvillimin e një takimi në Elbasan në kuadër për kongresin që do të mbajë partia. Në takimin e Elbasanit janë ftuar deputetët e Qarkut, por jo Ben Blushi.

Deputeti Blushi konfirmoi se nuk e kanë ftuar në takim, madje nuk e kanë informuar.“Nuk jam ftuar dhe nuk jam informuar. Kam kryesuar listën e Elbasanit në vitin 2013, nuk mund të mungoj në takimin e zonës time”.

Sakaq Blushi sfidon Ramën dhe e paralajmëron se do të shkojë në takim edhe pse nuk është ftuar. “Do të shkoj në takim që të flas me socialistët. do t’iu shpjegoj socialistëve pse duhet të ketë zgjedhje, pse po shkelet statuti i partisë”,- tha Blushi.

Deputeti shtoi se, Ramës “nuk mund t’i jepet Ramës një mandat pa votim”.

Pjesëmarrja e tij në këtë takim pritet të shkaktojë debate.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *