Blushi: Rama nxiti dhunën në Elbasan

Deputeti Ben Blushi duke folur për incidentin e ndodhur në Elbasan akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama si përgjegjës.

Blushi tha se ai i ka falur tashmë ata persona të cilët e fishkëllyen dhe tentuan të konfliktohen me të. Sipas Blushit urrejtja e shfaqur në Elbasan kundër tij vjen si pasojë e vetë urrejtjes që frymëzon Partia Socialiste.

“Ajo që thashë është se ngjarjet e Elbasanit e kanë nisjen në këtë seli, s’kam gjë me ata 10 apo 15 djem, i kam falur të gjithë. Ata janë nën ndikimin e presionit psikologjik që bën nga kjo parti. Dua të them se ata djem e kapërcyen të drejtën e sulmuan një njeri pa të drejtë…

Duhet të pyesni kolegët çfarë mendojnë për këtë rast. Unë do të doja që PS të distancohej sepse ky nuk është problemi im, por i vijës politike të një partie të madhe që ka qeverinë e që tenton të edukojë. Ky është një problem i madh pedagogjik. Ka një pedagogji politike e në këtë rast nuk po funksionon. Njerëzit po nxiten të veprojnë me dhunë ndaj mendimeve ndryshe. Duhet të pyesni zotin Rama se çfarë mendon për incidentin e Elbasanit dhe sa përgjegjës është për gjuhën”, deklaroi Blushi.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *