Blushi: Rama bën pirueta, referendumi është i paligjshëm edhe me statutin e ri

Referendumin e propozuar nga kreu i PS, Edi Rama, njëherësh kryeministër i vendit, deputeti socialist Ben Blushi e cilëson të paligjshëm. I ftuar në “Top Story”, Blushi thotë se Kongresi nuk miratoi pyetjen me të cilën do të pyetet anëtarësia e Partisë Socialiste lidhur me referendumin.

Blushi ka theksuar se ky referendum për të cilin vendosi Kongresi i 9 marsit, është i paligjshëm, dhe për këtë ka lexuar edhe disa fragmente nga statuti i ri i PS-së.

“Referendumet zhvillohen në bazë të kodit zgjedhor të partisë”, lexoi Blushi referuar statutit të ri të PS, e më tej “Nuk mund të ketë referendum 2 muaj para dhe pas kongresit”, thuhet në kod.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *