Blushi në Opinion: Do rrëzoj qeverinë, Rama po keqqeveris

Ben Blushi lëshoi disa deklarata të forta mbrëmë në emisionin Opinion në Tv Klan.

Blushi tha se dëshiron ta rrëzojë këtë qeveri, e cila sipas tij po e drejton vendin me mediokritet.

Ai tha se qëllimi i tij nuk është të rrëzojë qeverinë që të risjellë Berishën, por i kishte akuzat konkretisht për mënyrën se si po e drejton Rama vendin.

Blushi preku probleme të thella si mosrënia e papunësisë, mosulja e çmimit të naftës që preku gjithë botën, si dhe justifikimi i qeveisë se shqipatrët që ikin ën emigrim, janë shqiptarë emigrantë nga Greqia.

Ben Blushi nuk ka lënë pa thumbur Ramën për mosqetësinë që shfaqi në praninë e tij të fundit në Opinion, ku u kap në disa momente të sikletshme, ku gjymtyrët e poshtme e tradhëtuan. Ky moment nuk i ka shpëtuar as Blushit i cili shtroi një pyetje: Pse dridhet Rama?

Kandidati për kreun e PS, Ben Blushi shprehet se “në Elbasan unë kam kryesuar një listë që nuk ka asnjë person me precedent penal, ndërsa në listat e tjera nuk e di. Por është e vërtetë që një deputet i palës tonë u kap me një trafikant në makinë, unë nuk e dija”tha ai.

Akuzave të Taulant Ballës se ndryshe flet në parti dhe ndryshe në publik, Blushi i është përgjigjur se ‘në cdo parti ka edhe ballistë edhe partizanë dhë unë jam partizan. Këto janë banilitete që unë nuk jam mësuar ti komentoj”, tha ai.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *