Blushi i përgjigjet Ramës: Referendum pa zbatuar statutin, një marrëzi

Sipas deputetit Ben Blushi, propozimi i Edi Ramës për referendum për mandatin e kryetarit të PS-së është një marrëzi.

Sipas tij nuk mund të bëhet referendum për një emër, sepse referendumet bëhen për çështje.

“Deri sot kanë domiuar dy linja që janë përplsur brenda partisë. Njëra e arsyeshme që kërkonte zbatim të statutit, tjetra që ishte kundër. Sot u shtua linja e marrëzisë. Referendumet bëhen për çështjet, jo për njerëzit. Rama kërkon të bëjë një referendum për të marrë një mandat të përhershëm.

Absurdi është që kërkon të shkohet në referendum pa zbatuar statutin. Kjo do kthehet në barsaletë.

Nuk është se jam kundër referendumit. Nëse ky statut hidhet për referendum jam dakord, por kush është pyetja që hidhet në referendum. Besoj se është marrëzia e një njeriu që do të shkojë në zgjedhje vetëm pa kandiat, që Edi Rama të kandidojë pa kandidat”,- tha Blushi.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *