Blushi godet sërish. “Letër një socialisti”, libri më i ri i tij

Deputeti socialist, Ben Blushi vijon të shfryjë pakënaqësitë që ka ndaj Edi Ramës përmes librave të tij. Blushi pritet të nxjerrë sot në treg një libër të ri, të titulluar “Letër një socialisti”. Ky libër i Blushit me 120 faqe, u drejtohet të gjithë socialistëve, dhe do të kushtojë vetëm 300 lekë.

Deputeti trajton në këtë botim zhvillimet e fundit në Partinë Socialiste. Janë 10 letra për socialistët, mes të cilave, disa shpjegojnë se çfarë është Rilindja, për të cilën deputeti është shprehur më parë se ka rezultuar të jetë vetëm një ambalazh dhe vetëm kasta qeverisëse, e jo Partia Socialiste. Blushi ka përfshirë në librin e ri edhe 10 propozime ekonomike.

Pas librit “Kandidati”, “Letër një socialisti” i Ben Blushit pritet të hapë debate të tjera në Partinë Socialiste.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *