Blushi gati planin B kundër Edi Ramës. Ja skema

Teksa Rama kishte kohë që e planifikonte referendumin, nuk ka qëndruar duarkryq as Ben Blushi. Pas vendimit të djeshëm të Kongresit, Ben Blushi gjatë kësaj jave do të vendosë në zbatim planin B të tij, që është nisja e takimeve intensive me bazën.

Sipas burimeve të sigurta pranë deputetit, ai është ftuar nga organizata në rrethe që t’i takojë, e për këtë arsye, bashkë me deputetë që ka pas vetes dhe liderët e tjerë, do të zhvillojnë takime nga Veriu në Jug për të ndërgjegjësuar bazën mbi situatën në të cilën ndodhet sot Partia Socialiste.

Pra, Ben Blushi do të nisë të zgjerojë rrethin e mbështetësve të tij në mënyrë që të kundërshtojnë uzurpimin e Partisë Socialiste nga Edi Rama. Në të vërtetë nuk janë të paktë mbështetësit e tij në rrethe, gjë që do të vështirësojë pozitat e Edi Ramës, i cili mund të dështojë me referendumin. Pakënaqësia në bazë është rritur ndjeshëm vitin e fundit, kjo për shkak të papunësisë, rritjes së varfërisë, por dhe injorimi që u është bërë nga vetë kreu socialist dhe njerëzit e afërm të tij.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *