Blushi akuzon Ramën: Po më përgjon telefonin

Akuzat e Blushit ndaj Ramës janë thelluar edhe më tepër gjatë intervistës së mbrëmshme.

Deputeti që kërkon të zhvillohet garë në PS për postin e kryetarit ka thënë se Rama po i përgjon telefonin.

“Kjo është një qeveri e paaftë, nuk hyj në një qeveri me Edi Ramën, larg qoftë. Njerëzit që po qeverisin Shqipërinë janë mediokër, nuk mundet që të futem në një qeveri me këta njerëz. Jam për të rrëzuar këtë qeveri, por jo për të rikthyer PD, në këtë vend nuk ka opozitë. Rama është kryeministri i vetëm në botë, që ndanë më shumë tesera partie se vende pune. Mua më përgjohet telefoni, ma ka thënë një shoku im”,- u shpreh Blushi.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *