Berisha: Xhorxh Soros është një spekulant profesionist, mik i Ramës

Për Sali Berishën, Xhorxh Soros, është një spekulant profesionist dhe mbështetës i Edi Ramës, pasi në mes tyre është një grua.

I pyetur nga Arian Çani për mbështetjen që Xhorxh Soros i jep Edi Ramës, Berisha u shpreh: “Cherchez la femme” (një grua në mes). E kam pritur Sorosin kur isha kryeministër dhe ma ka pohuar një gjë të tillë.

Nuk është e huaj, por etika nuk ma lejon t’i them emrin” u shpreh Sali Berisha.

Ai ka zbuluar dhe se çfarë i ka thënë Xhorxh Soros kreut demokrat në takimin e vitit të kaluar, në selinë e PD-së: “Jam i lumtur që Edi Rama është kryeministër”,- mësohet t’i ketë thënë Soros Bashës, sipas deputetit Berisha.

“Por Ramën nuk e shpëton dot Soros nëse do të ketë Revolucion Demokratik…”,- vijoi më tej Berisha.

Duke folur për filantropin Soros, Berisha tha se, ai kryen vepra për të cilat librat e shenjtë flasin se ato janë mëkate.

“Ajo çfarë kam thënë për Sorosin është që është kryespekulanti i Botës! Spekulimet e tij financiare jane legale por po te isha une s’do ta lejoja. Veprimtarine e tij e denojne edhe Librat e Shenjte. George Soros nuk do te qendroje asnje dite ne Parajse me ate qe ben! Ai eshte gjoja mbeshtetes i shoqerise se hapur por ne fakt, ai eshte mbeshtetes i shoqerise obskure, te erret, mbeshtetes i klikave komuniste dhe i mbeturinave komuniste kudo ne bote”.

Këto deklarata ish-kryeministri Berisha, i bëri pak më parë në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit Arjan Çani.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *