Berisha: Rama vendosi Partinë mbi Shqipërinë, më keq se Enveri

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare ka akuzuar Partinë Socialiste dhe kryetarin e saj Edi Rama si antikombëtarë.

Berisha e cilësoi një akt antikombëtar deklarata ‘e para është partia’, ndërsa sulmoi deputetin Balla, duke shtuar se ai nuk duhet të vijojë të jetë në Parlament.

“Dje PS doli m një akt antikombëtar, duke shpallur partinë mbi vendin. Bijtë u kthyen tek etërit, në mënyrë më të paimagjinueshme. Një njeri të cilit rreth 1.4 minionë votues shqiptar, që nuk votuan për të në zgjedhjet e fundit 2015, i shpall dele ose budallenj, ndaj ju garantoj se atë nuk e lidh asgjë me shqiptar. Ju garantoj se ai nuk ka asnjë interes përveç pushtetit të tij personal.

Kundërshtarët e tij janë budallenj dhe dele. Nuk përdor dot emrat e të atit të tij, që janë armiqtë për tu zhdukur. Ministri i tij i Jashtëm deklaron në asamblenë e trupit se ‘Shqipëria dhe partia janë e njëjta gjë për Sul Bushatin’. Për njeriun i cili i bëri gjëmën Shkodrën, firmosi 100 internime.”-pohoi Berisha.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *