Berisha: Rama trajton mediat si prostituta politike

Berisha: Rama trajton mediat si prostituta politike

Ish kryeministri Berisha ka hedhur akuza ndaj kreut tqeverisë Edi Rama se po trajton mediat dhe gazetarët so prostituta politikë.
Në një postim në rrjetin e tij social, Berisha shkruan se Rama ka për qëllim të shtrëmbërojë të vërtetat.

“Duke ditur fuqinë e mediave si mediume,­ shkruan Berisha, – ai ka vendosur në epiqendër të projektit të tij mediatik, shndërrimi n e studiove të debateve televizive në lavamane apo tualete qeveritare, kurse vetë debatin, këtë institucion me rëndësi të pazëvend ësueshme për shoqërinë, në një makineri në të cilën me teknika të studiuara, shndërron fallsifikimet , shpifjet, mashtrime t e tij në të vërteta, në opinione të çertifikuar a si të vërteta.”

Në këtë këndvështrim, ish Kryeministri i ka drejtuar një kërkesë publike, pronarëve të mediave elektronike dhe drejtuesve të debateve politike:

“Kërkesa ime e vetme për ta është: Mos harroni se valët që ju sjellin ju tek qytetari nuk janë tuajat. Ato janë të publikut. Ju keni pronën, investimin, apartaturat , financat, drejtuesit, panelistët, por jo, kurrë valën, pa të cilën ato do të ishin hiç! Vala është e qytetarit,” – shkruan Berisha.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *