Berisha: Qeveria e re, me hajdutë dhe trafikantë

Berisha: Qeveria e re, me hajdutë dhe trafikantë

Përbërja e qeverisë së re është cilësuar nga Kryeministri në detyrë Sali Berisha, si kabinet personal i Edi Ramës. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” , Berisha hodhi akuza mbi ministrat e rinj, për diploma të falsifikuara, trafiqe, si dhe për vjedhje e fshehje pasurie.

“Ky kabinet qeveritar është identik me qeverinë Çarçani 2”, shkruan Berisha.

“Të dashur miq, për herë të parë në histori, aleanca e 1 prillit iu paraqet shqiptarëve standardin e saj, kalimin nga qeveri parlamenti në qeveri personale të Edi Ramës. Qeveria e re për oreksin e ministrave të saj, dosjet që kanë në prokurori, për aferat për vjedhje dhe fshehje pasurie, mund të quhet jo qeveria e babëzizë, por qeveria e lukunisë. Qeveria e Piktorit është qeveria e garancisë së trafikantëve në grupin e PS-së. Në krye të Ministrisë së Brendshme një njeri me të atin të arrestuar në flagrance për trafik ilaçesh dhe histori skafesh, etj. Qeveria e aleancës së 1 prillit është qeveria e neobllokmenëve, e nepotizmit, e ministrave me diploma fallco. Ky kabinet qeveritar është identik me qeverinë Çarçani 2. Përpara drejt të shkuarës me Piktorin dështak!”- shkruan Kryeministri në detyrë.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *