Berisha publikon emra të rinj, ja çfarë fshihet pas takimit 70 minutësh Rama-Tahiri

Berisha publikon emra të rinj, ja çfarë fshihet pas takimit 70 minutësh Rama-Tahiri

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar ditën e sotme mesazhin e qytetarit dixhital i cili tregon detaje për takimin mes Ramës dhe Tahirit në spital. Sipas tij në këtë takim Rama i ka premtuar Tahirit pushimin e çështjes në të cilën ai është i implikuar prej disa muajsh, si edhe për ngarkesën prej 613 kg drogë, e kapur së fundmi në Durrës. Në mesazh përmenden edhe emra të rinj të implikuar në sasinë rekord të kapur të kokainës, ndërsa bëhen lidhjet mes të arrestuarit për sasinë dhe Tahirit.

Statusi i Berishës

Antidroga dixhitale zbulon:

Qellimet e takimit 70 minuta Rama-Tahiri ne spital! sb

“ I nderuar, një info e vogël që ndoshta ju hyn në punë:

Pershendetje doktor Rama mashtroi mbreme si per çdo gje dhe takimin me Tahirin.Ai takim eshte zhvilluar dhe ka patur dy çeshtje:
Se pari Rama i ka premtuar Sajmirit se se shpejti do nderpriten hetimet ndaj tij
Se dyti ne takim eshte diskutuar per ngarkesen e fundit te 613 kg droge te Edi dhe Olsi Rames.Kerkojne ti mbyllin me çdo kusht gojen Pezakut qe shkruante se transportonte droge per partizanet dmth vellezrit Rama!

Njeriu i besuar i Saimir Tahirit në përgatitjen e drogës që pinte vetë ka qenë gjithnjë Roni Shqiopa, i cili deri pak kohë më parë (e hoqi Fatmir Xhafaj) ishte drejtor i Shtëpisë së Pushimit të MPB-së në Durrës. Lidhja e Ronit me Saimirin dihej nga gjithë ministria.

Roni Shqiopa ka lindur në Katundin e Ri në Durrës në vitin 1984, por banon në Durrës. Nga ky fshat është edhe Armando Pezaku (1993) që “çonte miell për partizanët”. Armando është djali i Agronit dhe Verie Shqiopës (me origjinë nga Sukthi).

Nuk është çudi nëse hetohen telefonat, të dalë lidhja e me Saimir Tahirin, nëpërmjet Roni Shqiopës. Jo më kot, Saimir Tahiri dhe Armando Pezaku, kanë të njëjtin avokat, Maks Haxhinë, të sugjeruar nga i njëjti person. Nëse vërtetohen si prova (tabulate, etj) lidhjet e Roni Shqiopës me Armando Pezakun,dhe Saimir Tahirit do te ishte shume e vyer per zberthimin e grupit te partizanve,me respekt..