Berisha-Leskajt: Madamë Lokomotiva t’i po sfidon shqiptarët!

Pas fjalës së deputetit Sali Berisha, i cili e quajti të papranueshme drejtimin e seancës nga zv.kryetarja Leskaj, opozita braktisi Parlamentin. Berisha tha se opozita do qendrojë jashtë derisa të largohen të gjithë “kusarët”.

“Madam lokomotiva po i bën sfidë të hapur shqiptarëve, ligjit, transparencës dhe ekzistencës së këtij shteti. Nuk ka cinik më ekstrem se sa ju që keni marrë për djalin tuaj lokomotivën dhe hekurudhën dhe tani kryesoni seancën. Nuk ka gjest me cinik të Edvin Kristaq Ramës, gjest më të papranueshëm për ne si opozitë. Ne u detyruam të braktisnim parlamentin se sollët njerëz që i kishin duart të lyer me gjak, por ne se pranojmë parlamentin me një numër kusarësh që përdorin mandatin për të vjedhur pasuritë publike.

Nëse doni opozitë në parlament merrei seriozisht këtë. Një kryekusar e votuam të dilte nga parlamenti, këtu janë një zinxhirt i tërë”,- tha ai.

Ndërkohë që Berisha fliste, fjalën ia ndërpriste Taulant Balla të cilit iu drejtua: “Mbylle gojën çakall, trafikant droge… Dëgjoni kusarë kurrë s’do dominoni dot në Parlament, jashtë nga parlamenti”.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *