Berisha ironizon socialistët: “Gëzuar Kongresin pa garë”

Kongresi i Partisë Socialiste është komentuar edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ai ka bërë një status në facebook ku shkruan “gëzuar Kongresin pa garë”.

Ja postimi i plotë i Berishës:

Gezuar Kongresin pa gare! Kongresin e kryetarit tuaj te pazgjedhshem, kryetarit tuaj te perjetshem. Amin!

Te dashur miq, sot u mblodh Kongresi i partise se Edi Rames dhe sivllaut te tij shperiteror Koço Kokedhima.

Ky kongres mblidhet pasi neo-bllokmeni Edi Rama ka rikthyer ne pushtet bijte e eterve mizor, bllokmeneve hoxhist.

Ky kongres mblidhet pasi Edi Rama ka shnderruar Partine Socialiste ne partine e mafies dhe krimit te organizuar, ku sipas ligjit te mafies, kryekumbara vendos per gjithçka.

Kongresi mblidhet pasi Edi Rama ka shnderruar Partine Socialiste ne Partine Kanabiste te Kokedhimes.

Kongresi mblidhet pasi Edvin Kristaq Rama riktheu Partine Socialiste
ne koherat me te zeza te historise se saj, koherat hoxhiste, me kryetar te pazgjedhshem dhe kryetar te perjetshem, por qe kesaj radhe nuk quhet Enver Halil Hoxha por Edvin Kristaq Rama, qe shpall veten te pazgjedhshem dhe te perjetshem!

Keshtuqe urimi i vetem qe te vjen vetvetiu per kongresmenet e mbushur plot kusare, vrases, trafikante droge, prostitucioni, pengmarres dhe hajdute ordinere eshte: Gezuar Kongresin pa gare, kongresin e kryetarit tuaj te pazgjedhshem, kryetarit tuaj te perjetshem, Amin! Sb

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *