Bën aksident deputeti kaubojs. Ja mesazhi që ka për të gjithë

Bën aksident deputeti kaubojs. Ja mesazhi që ka për të gjithë

Një ditë më parë, deputeti në detyrë, Eduard Ndocaj u aksidentua rëndë në Parma të Italisë. Por ndërsa makina me të cilën udhëtonte u dëmtua shumë siç duket edhe nga fotot e postuara, vetë Ndocaj shpëtoi mrekullisht.

Deputeti ka postuar edhe një tjetër foto, pak minuta pas aksidentit. Ai sapo është nxjerrë nga makina dhe është ulur në rrugë, i mbështetur tek trafik ndarësja, në pritje të ndihmës së specializuar.

Ndërsa akoma ndodhet në shtratin e spitalit, ku po kurohet nga plagët e marra, deputeti gjen rastin të falenderojë të gjithë njerëzit që i janë gjendur pranë në këto momente të vështira.

Statusi i Ndocajt

Ju falenderoj per mijera mesazhe e telefonata qe keni derguar ne 24 ore nga lajmi i aksidentit tim.
Per pak sekonda kam pare si ne filma thuajse fundin tim, por Zoti me tha te kuptoj se ai nuk ishte fundi im e ndoshta jeta ime eshte nje mision edhe per ju njerezit e thjeshte qe gjithmone keni qene pjese e rendesishme e jetes time. Ky aksident me ka bere te ndryshoj optiken per jeten e ta vleresoje me shume ate.

Mes shume mesazhe po ju dergoj mesazhin e nje qytetari qe eshte nga Lazarati qe nuk e njoh fare!

Z Ndocaj, jam Agroni nga Lazarati. Te uroj sherim te shpejte. Ta shkruajta kete mesazh per te te shprehur respektin tim si njeri, bisezmen dhe politikan. Qe ne momentin e pare ju rezatoni nje sinqeritet burerri dhe besim tek zoti, qe ralle njerez te plotesuar si ti e kane. Te tjere kane nje vetbesim te tepruar te diplomat qe kane dhe shkollimi gjoja perendimor e ca lidhje qe i krijojne vetem ata. Gjithe kete ta thashe per te nenvizuar dicka qe te ka ndodhur vetem ty personalisht dhe ma shtoi respektin dhe pse nuk njihemi; Per here te pare ne nje faqe shqiptari ne 99% te tyre shkruajne me respekt e fjale zemre,aq me teper te zones tuaj se me thene te drejten ne provincialet jemi pak te ngushte si me thene po qe per njeri tjetrin. Ti or vella je i vecante ti do kesh nonje gje magjike qe ta ka falur zoti. Dhe me vjen mire qe njerzit e mire jane te sukkseshem, mbushem, se zoti ua jep me dy duar. Gjithesesi te uroj nga zemra te shkuara dhe zoti qofte me Ju.

Ndocaj (3)

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *