Basha: Unë ushqej fëmijët e mi, Republika e Re do ushqejë fëmijët e shqiptarëve

Basha: Unë ushqej fëmijët e mi, Republika e Re do ushqejë fëmijët e shqiptarëve

Lulzim Basha gjatë takimit me banorë të Bilishtit i ktheu një përgjigje Edi Ramës në lidhje me planin e tij ekonomik, për ekonomi të fortë e të nesërme të sigurtë që parashikon mbajtjen e fëmijëve shqiptarë në shkollë deri në orën 16.00, ku do të kryejnë detyrat, do të mësojnë gjuhë të huaja dhe ku shteti do tu sigurojë edhe drekën.

“Edi Rama është përpjekur të tallet me këtë projekt të Lulzim Bashës, duke u thënë njerëzve që tani Luli do ushqejë fëmijët tuaj.

Unë ushqej fëmijët e mi, por Republika e Re do të ushqejë fëmijët e shqiptarëve. Sepse paratë nuk do të bëhen rrush e kumbulla, pllaka e palma të thara, siç i bëri Rama. Paratë do t’u kthehen shqiptarëve.

Plani im ekonomik do të sigurojë rritje të konsumit, të prodhimit, do të hapë vende pune, do të krijojë mundësi për rininë, do të mbështesë fermerët, do të nxisë ardhjen e investitorëve të huaj.

Plani ekonomik i Lulzim Bashës do të ndezë motorët e ekonomisë, dhe ai do të ketë prioritet njerëzit, fëmijët e shqiptarëve me shkolla të mira që ofrojnë drekë për ta, do të ketë prioritet pensionistët duke rritur shpërblimin e tyre, do të mbështesë të rinjtë dhe njerëzit në nevojë”, tha Basha.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *