Basha takon në Kosovë kreun e Vetvendosjes: Shkëmbejnë ide për opozitarizmin

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë qëndrimit në Kosovë, zhvilloi një takim me Visar Ymerin, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje. Gjatë takimit, Basha theksoi se VV është një pasuri kombëtare.

“Të bashkëpunojmë në të mirë të kombit shqiptar. Me Ymerin biseduam rreth sfidave të përbashkëta. Forcat politike i bashkojnë interesat kombëtare”, tha Basha.

Në një njoftim të Lëvizjes Vetëvendosje, thuhet se gjatë takimit të të dy liderëve opozitar, janë shkëmbyer ide dhe përvoja në skenën politike.

“Diskutuam për politikën në Kosovë, Shqipëri, për sfidat e përbashkëta të Shqipëri e të Kosovës, për çështjet kyçe të interesave të përbashkëta të shqiptarëve, dhe për qasjet më konstruktive të mundshme në drejtim të zgjidhjes së këtyre sfidave. Pa asnjë dilemë, VETËVENDOSJE! përfaqëson një pasuri kombëtare”, ka thënë Basha pas takimit me Ymerin.

Ndërsa, në anën tjetër Ymeri pohoi se bashkëpunimi mes dy shteteve të jetë bashkëpunim që i zhduk barrierat dhe pengesat e komunikimit si ekonomik ashtu edhe arsimor, por edhe politik, në mes të dy vendeve, në mënyrë që potenciali i faktorizimit të shqiptarëve në rajon të bëhet realitet.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *