Basha takim me banorët e Murqinit: Rama ka harruar fshatrat, s’ka asnjë investim

Kryedemokrati Lulzim Basha ka vizituar sot fshatin Murqin, i cili ndodhet vetëm 23 km larg Tiranës.

Në një bashkëbisedim me banorët e asaj zone, kreu i Partisë Demokratike dëgjoi kërkesat e tyre për investime në infrastrukturë, kanale kulluese dhe mbështetje për bujqësinë.

Fshatarët thonë se prodhojnë misrin me 350 lekë dhe e shesin me 300 lekë. “Ndonëse kërkojnë edhe qindarkën e fundit të energjisë, asnjë investim s’kanë bërë.

Për 2 km tel dritash i kemi mbledhur vetë lekët se asnjë investim nuk është bërë nga OSHEE-ja, ndërkohë që faturat vijnë deri 9 milionë lekë”, tha një banor.

Sipas Bashës, situata kudo po përkeqësohet me shpejtësi, ndërsa qeveria vazhdon të marrë borxh dhe të vjedhë paratë e qytetarëve.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *